Home

Kastriot Myftaraj
Analist, publicist, studiues
Tiranë

Përshëndetje!
Kjo është adresa ime e vetme personale online, ku mund të gjeni artikujt e botuar nga unë në shtyp, të dhëna për librat e mi, si dhe reagime të miat për çështje të ndryshme. Së shpejti në këtë faqe do të publikoj edhe një manifest timin për një lëvizje intelektualo-qytetare. Çdo adresë tjetër, e llojit website, blog, twitter etj., është krijuar nga persona të tjerë, të panjohur prej meje, shpesh edhe dashakeqë ndaj meje dhe publikut.
Dhe faqja ime në facebook Kastriot Myftaraj, figure publike, është :https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj1966

Këtë adresë (www.kastriotmyftaraj.com) këtej e tutje do ta gjeni edhe në fund të çdo artikulli tim të botuar në shtyp. Momentalisht artikujt e mi i publikoj në gazetën e përditshme “Telegraf” që del në Tiranë. Adresa online: www.gazetatelegraf.com/

Libra të Kastriot Myftaraj:
1) “Një shejtnore për Reconquista-n Shqiptare”, Shtëpia botuese “Albin”, Tiranë 1998
2) “Nacional-islamizmi shqiptar: Baleta & Feraj”, Shtëpia botuese “Albin”, Tiranë 2001
3) “Gjyqi intelektual i Kadaresë”, Ndërmarrja Botuese “ Gjon Buzuku”, Prishtinë 2008
4) “Jeta e fshehur e Enver Hoxhës: 1908-1944”, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2008
5)“Terrorizmi historiografik: kritikë librit të Nathali Clayer ‘Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë muslimane në Europë”, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2009
6) “Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës: 1944-1961”, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2009
7) “Ballkanadolli gjeostrategjik: Një histori e realiteteve strategjike, përplasja mes Neo-Otomanizmit dhe Neo-Bizantizmit dhe Shqiptarët”, Ndërmarrja Botuese “Gjon Buzuku”, Prishtinë 2011
8) “Prilli që nisi në idet e marsit: Konti Ciano dhe ngjarjet enigmatike që çuan në pushtimin e Shqipërisë në 1939”, Shtëpia botuese “Morava”, Tiranë 2011
9) “Blendi Fevziu: biografia dhe lidhja nga gjyshja me Enver Hoxhën”, Shtëpia botuese “Princi”, Tiranë 2012
10) “PARTIA SOCIALISTE: Historia e pabesueshme juridike e një partie të paregjistruar ligjërisht”, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2013